Sinjal i ri nga Noizy dhe Dafina

By

Një trajektore e ‘çmendur’ e ka përshkruar raportin mes Dafina Zeqirit dhe Noizyt.

Në 2012-tën, ofendimet degradonin deri në këngë por tash e një kohë dyshja e kanë trashur miqësinë me njëri-tjetrin.

Aq sa shumë shpejt, dueti i paralajmëruar i dyshes duket se do të publikohet.

Pasi u zbulua muaj më parë përmes postimeve në rrjete sociale dhe mesazheve të koduara, një fotografi e Dafinës që ndan pjesë nga teksti i këngës e ka risjellë në vëmendje bashkëpunimin, që sipas të gjitha gjasave për publikun do jetë gati në muajin Shtator.

Suksesi i kësaj kënge të titulluar ‘A don love a don sex’ pritet të jetë i madh marrë shkas nga emrat që i kanë bashkuar forcat, të cilët sjellin gjithmonë vetëm hite në diskografinë shqiptare, qoftë ndaras qoftë me bashkëpunime. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm