Ndodhë e papritura në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z (VIDEO)

By

Beyonce dhe Jay-Z u ndeshën me një vizitor të papritur në skenë gjatë daljes në skenë në koncertin e mbajtur në Atlanta të Gjeorgjisë.

Gjatë performancës së tyre, çifti derisa po dilte nga skena, një njeri u ngjit dhe vrapoi pas artistëve në stadiumin Mercedes-Benz.

Vallëzuesit e çiftit filluan të vraponin shpejtë për ta ndaluar njeriun, dhe e gjithë kjo u dokumentua në një video.

Sigurimi shpejtë kapi personin në fjalë dhe e pengoi atë, transmeton Klan Kosova, përcjellë Prive.

‘Faleminderit të gjithë fansave për shqetësimin. Ata janë mirë dhe po presin me padurim koncertin nesër’, ka shkruar një përfaqësues i Beyonces në Instagramin e saj pas incidentit.

https://twitter.com/musicnewsfact/status/1033587585606533120?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1033587585606533120%7Ctwcon%5Elogo&ref_url=http%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fndodhe-e-papritura-ne-koncertin-e-beyonce-dhe-jay-z-video%2F

Artikuj të ngjashëm