Kur vendos të veshësh një fustan të kuq qëllimi është i qartë: ti e do gjithë vëmendjen për vete, sepse ajo ngjyrë, është tejet tërheqëse për syrin dhe këtë e thotë edhe shkenca.
Disa nga vajzat më të famshme të shoubizit shqiptar që ishin mysafire në dasmën e moderatorit Ledion Liço me Sara Hoxhën, nuk ia qëlluan fort me veshjen.
Ato bënin xing me njëra tjetrën sepse fustanet në ngjyrë të kuqe, dukeshin pak a shumë njëlloj.
Elvana Gjata, kishte bërë këtë zgjedhje duke u paraqitur në Como të Italisë, me një fustan të kuq.
Po ashtu edhe Eneida Tarifa!
Edhe Luana Vjollca hynte në këtë mes. Në profilin e saj në Instagram, ka publikuar një video ku shfaqet e veshur në një fustan të kuq shumë glamuroz të cilin e reklamon me krenari.
Në fustan të kuq, kësaj here erdhi edhe Amarda Toska, e cila po ashtu ka publikuar në Instagramin e saj imazhe nga llok-u që pati në dasmën e dyshes së njohur. /Prive.al
Në të kuqe, u shfaq edhe Besa Kokëdhima…
Për pak na u duk se ky ishte kodi i veshjes në dasmë!