Pas eksperiencës në ‘Top Arena’ përkrah Manushit, duket se ky i fundit është bindur më në fund për atë që do të zëvendësoje Marinën.
Fjoralba Ponari ka konfirmuar se do të rikthehet në ekranin e Top Channel në tetor, përkrah Manushit.
Lajmin e ka bërë më dije vetë biondja bukuroshe në Instastory.
Me këtë zhvillim konfirmohen raportimet që dyshja do marrin timonin e drejtimit të programit ‘E diell’ duke mos u kthyer më në program sportiv.
Top Channel po tenton të rikthehet duke grumbulluar figura e duke hapur shtigje për emisione të reja. Se sa do ketë sukses, mbetet të shihet. /prive.al