Filmi i famshëm amerikan po rikthehet. Charlie’s Angels tani do të ribëhet me regji të Elizabeth Banks me një kastë krejtësisht të re aktorësh.
Engjëjt e ri do të luhen nga aktoret Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska.
Revista amerikane The Hollywood Reporter e ka konfirmuar se treshja do të jenë në rolet kryesore gjatë së enjtes.
Filmi në të cilin luajnë tri aktoret, të njohura edhe për rolet e tyre të mëhershme në filma interesantë, do ta ketë premierën me 27 shtator të vitit 2019-të. /Prive.al