Shifra e ‘çmendur’ e një dite pushimesh për Almedën dhe Tolgan

By

12 javë në Tiranë me spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” e distancuan pak nga Turqia bukuroshen shqiptare Almeda Abazi.

Si rrjedhojë, edhe koha e kaluar me bashkëshortin, aktorin e  njohur Tolgahan Sayisman ishte e pakët.

E për ta kompenzuar këtë periudhë duket se çifti nuk po i ndalojnë pushimet gjatë gjithë verës.

Pas pjesëmarrjes në koncertin e Beyonce bashkë me Ermal Mamaqin, Amarda Toskën dhe Elvana Gjatën, Almeda dhe Tolga kanë vazhduar në Saint Tropez.

Në resortet më luksoze, mediat turke raportojnë se vetëm për një ditë qëndrimi, çifti kanë hargjuar rreth 12 mijë euro. Goxha shumë, apo jo? /Prive.al

A post shared by Tolgahan Sayışman (@tsayisman) on

Artikuj të ngjashëm