Edhe këngëtarja Loreta Kaçka është kujdesur që fansave të saj t’ua dhurojë një këngë ritmike me të cilën ata mund të vallëzojnë këtë verë.
Ndonëse koha në Ballkan s’po mbanë fare e mirë dhe duket sikur e ka ngatërruar korrikun me shtatorin, Lori dhe Ardit Çuni ta sjellin verën me këngën e klipin e tyre.
Si gjithmonë e kuruar deri në maksimum te Sellma dhe Kaci, Lori shkëlqen në klipin e saj të ri, që është realizuar buzë një pishine.
Dueti e rikthen Lorin këtë verë, pas katër këngëve të dasmave të xhiruara me klipe dhe një albumi.