Nis numërimi mbrapa për këngën e re të Arta Bajramit.
Artisja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se projekti i saj tashmë është në montazh dhe së shpejti pritet të publikohet.
Prive javë më parë raportoi se Arta këtë vit do të sjellë tri projekte, dy ritmike e një baladë.
Nuk është bërë i ditur akoma titulli apo data e saktë e publikimit por sipas të gjitha gjasave, kënga publikohet këtë muaj./Prive.al