Kush është e dashura e Skerdit…?

By

Edhe pse i fshiu të gjitha postimet në Instagram, Skerdi akoma është shumë aktiv në këtë rrjet sociale.

Së fundmi, me ndihmën e opsionit pyetje/përgjigje, artisti iu përgjigj shumë pyetjeve që i kanë bërë fansat e tij.

Por, jeta private është gjithmonë në fokusin e fansave për secilin artist.

Ai nuk i shpëtoi pyetjes për lidhje, por pak më ndryshe. Dikush i tha: ‘Shumë e bukur femra jote’, ndërkaq Skerdi iu përgjigj me: ‘Po shumë e bukur është vallai’, duke lënë të kuptohet se mund të jetë në një lidhje.

Këngëtari akoma nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Nëse nuk e dini, Skerdi muajin e kaluar solli një këngë me titullin ‘Se kam prite’ me titra./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm