Ditëlindje romantike: Me kë po feston Samanta? (FOTO)

By

Njëra prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar, feston sonte ditëlindjen.

Bëhet fjalë për Samantën e cila ka nisur kremtën e ditës së lindjes së saj, ndryshe nga njerëzit e tjerë.

Në një ambient plazhi, të dekoruar bukur e deri në detaje, këngëtarja ka ringjallur pikëpyetje se me kë në fakt po e kalon këtë ditë të rëndësishme.

Tashmë dihet që Samanta është shumë e rezervuar rreth jetës së saj private, duke mos folur asnjëherë mbi të, dhe njësoj ka vepruar edhe sonte. Megjithatë, kushdo që po e shoqëron artistën në fjalë, është me fat.

Ju kujtojmë që Samanta këto ditë publikon projektin e saj të ri ‘Kush jam’ për të cilin ka punuar tash e një kohë. Kënga edhe kësaj here mbanë vulën e produksionit MAX aty ku edhe menaxhohet.

Gëzuar ditëlindjen Samanta!/Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm