Selena Gomez heq dorë nga fama…

By

Këngëtarja më e ndjeku në Instagram, Selena Gomez  ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo po shkëputet për një kohë të gjatë nga Hollywood-i.

Burime pranë saj kanë konfirmuar për “Hollywood Scoop” se 25-vjeçarja mori këtë vendim pasi asgjë në jetën e saj nuk po shkon siç duhet.

Që pas transplantimit të veshkës, artistja ka kaluar nëpër shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës.

Marrëdhënia e saj me Justin Bieber është vazhdmit në fokusin e mediave rozë por gjëja që mori drejtim negativ është edhe sezoni i dytë i “13 Reasons Why”. Babai i një adoleshenteje të vetëvrarë akuzoi publikisht Gomez se kjo fatkeqësi ndodhi menjëherë pasi vajza e tij kishte përfunduar së shikuari sezonin e dytë të këtij seriali.

Ai u shpeh se Selena është shkaktarja e vdekjes së vajzës së tij dhe se ajo nuk e di çfarë dëmi u ka bërë të rinjve me krijimin e “13 Reasons Why”. Sikur të mos mjaftonin këto akuza të rënda, krijuesi i “Dolce & Gabanna” ofendoi publikisht këngëtaren duke e quajtur një ndër femrat më të shëmtuara në Hollywood, shkruan lapsi.al

Këto janë vetëm disa nga arsyet që e kanë shtyrë këngëtren ta shes rezidencën e saj në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi ajo do të shpërngulet përfundimisht në Texas ku do të jetë një qytetare e thjeshtë, larg famës dhe çdo angazhimi tjetër./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm