Fansat e ndjekësit e saj në Instagram, janë mësuar ta shohin Dua Lipën zakonisht në fustane më “cool” e në veshje sportive.
Por ajo na la pa fjalë me një fustan elegant, me të cilin duket sikur ka udhëtuar në kohë.
Dua Lipa, gjatë një performance në Paris, ka sjellë kohën e viteve të 20-ta, kur vajzat vishnin aso fustanesh dhe edhe me frizurën që ka, ngjanë si njëra nga bukuroshet e filmit “Great Gatsby”.
Fustani elegant i Duas, i hedh në pah linjat fantastike të këngëtares e cila ka kënduar gjatë mbrëmjes të së mërkurës, në Francë. /Prive.al