Nga jashtë shtëpisë, Alby vjen me mesazhe thumbuese për banorët

By

Siç e do tradita, spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova i të hënës mbrëma ka nisur me transmetimin e një video materiali me protagonist kryesor – banorin e fundit të eliminuar nga ky format televiziv.

Bëhet fjalë për Albyn, e cila u eliminua të premten, e menjëherë pas daljes ka realizuar një klip me porositë mbi banorët aktualë të kastit.

Për shumicën, Alby kishte komente e porosi pozitive, por pjesë e listës nuk janë Blerando, Alba dhe Santiana.

“Sado që të jesh e mundohesh për femrat, të gjithë e dinë që s’je”, ka thënë ajo për Santianën, derisa për Blerandon është shprehur – “Nuk je askushi”.

Një mesazh tundues e kishte edhe për Albën – kuptojeni atë dhe detaje të tjera duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.

Artikuj të ngjashëm