Anjeza po rikthehet me projekt të ri, zbulon vargje nga kënga

By

Ka kohë që nuk u pa në ekranet televizive.

Por, Anjeza Branka, tashmë ka vendosur të rikthehet me këngë të re, vargje nga e cila i ka zbuluar përmes një postimi të bërë në Instagram, ku edhe është goxha aktive.

‘Nuk është iluzion, nuk është iluzion, sa herë ti po m’sheh po m’jep emocion’, shkroi këngëtarja duke etiketuar edhe faqen zyrtare të produksionit MAX, duke bërë me dije se ata po përkujdesën për klipin.

Anjeza nuk dha detaje mbi datën e publikimit e as me kë bashkëpunoi për projektin e ri, por ajo që mund të themi është se ajo po duket shumë seksi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm