Kiara Tito konfirmon lidhjen me Butrint Imerin?

By

U përfolën shumë për një lidhje dashurie por Butrint Imeri e prezantuesja nga Shqipëria, Kiara Tito, asnjëherë nuk e konfirmuan lajmin.

Edhe pse shpesh herë dyshja u panë duke i pëlqyer njëri-tjetrit postime në rrjete sociale e u kapën edhe paparazzi, asnjëri prej tyre nuk doli për të folur rreth marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, një postim i fundit i Kiarës ka dhënë edhe më tepër sinjale se të dy në fakt janë bashkë.

Butrinti sot në ditëlindjen e tij e publikoi projektin e ri me titull ‘Alea’ të cilin Kiara e shpërndau në Instagramin e saj duke shkruar: ‘Sapo gjeta këngën e cila do të mbesë në kokën time për pjesën tjetër të verës’./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BkxUtfbHOLj/?taken-by=kiaratito

Artikuj të ngjashëm