Organizohet memorial publik për XXXTencation

By

Një memorial i madh publik është planifikuar të mbahet në Florida për yllin XXXTencation, i cili u qëllua për vdekje këtë javë.

Familja e reperit 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jahses Dwayne Onfroy, njoftoi të shtunën se një memorial do të mbahet të mërkurën në BB&T Center, një arenë prej 20 mijë vendesh, transmeton Klan Kosova, përcjellë Prive.

Një fletushkë e postuar në faqen e Instagram të XXXTentacion fton fansat të “vijnë e të thonë lamtumirën përfundimtare”.

Reperi u qëllua me vdekje brenda një makine derisa ishte në Florida. Një i dyshuar 22 vjeçar u arrestua të mërkurën dhe po akuzohet për vrasjen.

Artikuj të ngjashëm