I është dhënë lamtumira e fundit, legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
I ndjeri u varros me ceremoni të lartë shtetërore, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë.
Për ta përcjellur atë në banesën e fundit tek varrezat e lagjes Arbëria sot janë parë edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Fadil Vokrri ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare, të shtunën që lamë pas, derisa ishte në një palestër në Prishtinë.