Sa para i mori këngëtari grek në Tiranë? Arian Çani zbulon shifrën

By

Gazetari Arian Çani ka treguar në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’ se këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka marrë plot 80 mijë euro nga organizatorët për koncertin që mbajti në Pallatin e Kongreseve.

“E di sa mori Sfakianakis? 80 mijë euro, të cilat nuk janë pak për një katund si i yni”, i tha ai këngëtares Anxhela Peristeri.

“80 mijë euro nuk janë shumë për një vend si Greqia. Atje një këngëtarë si Sfakianakis merr minmimalisht 10 mijë euro në javë”, replikoi Peristeri, e cila gjithësesi u shpreh kundër koncertit të këngëtarit grek në Tiranë, pasi sipas saj, ai ka ofenduar disa herë shqiptarët.

 Kujtojmë së koncerti i tij u shoqërua me polemika, për shkak të disa deklaratave të tij kundër shqiptarëve, të cilat ai i mohoi kategorikisht.

Artikuj të ngjashëm