Këngëtari Dren Abazi dhe grupi i tij Zig Zag Orchestra gjatë qershorit do të nisen drejt Francës e jo për turizëm e as ndonjë mbrëmje muzikore për shqiptarët.
Ata janë ftuar nga festivali i Jazz në Paris i cili mbahet nga 9 deri me 21 Qershor.
Këtë e ka konfirmuar vetë Dreni përmes llogarisë së tij në instagram ku ka publikuar ftesën.
“Një ëndërr e bërë realitet” – është shkrimi i Dren Abazit në fotografinë e publikuar./Prive.al