‘Opinion’ drejt Top Channel por çfarë thoshte Lori Hoxha vetëm pak muaj më parë?

By

Konkurentët i janë ndërruar nga dita në ditë por për prezantuesin e njohur Blendi Fevziu lëvizje nuk ka pasur asnjëherë.

Stoik dhe lojal ndaj ekranit, Blendi Fevziu në dy dekada arriti të shndërrohet me emisionin ‘Opinion’ në ikonë të Klan por edhe të emisioneve të karakterit debatues në përgjithësi.

E duket se pas dy dekadash, ai do lëvizë. Portalet në Shqipëri ditën e sotme raportuan mbi mundësinë e largimit për në Top Channel, ekrani që deri para pak kohësh krijonte lajm vetëm me largime drejt Klanit apo ekraneve tjera.

‘No comment’ – ka qenë komenti i Fevziut për Politiko.al i cili vetëm sa ka konfirmuar se sipas gjasave, një gjë e tillë është punë e kryer.

‘Opinion’ gjithashtu ka larguar nga faqja në Facebook pjesën ‘TV Klan’ tek emri por fytyra e Blendi Fevziut në Top nuk do shfaqet për të parën herë.

Vetëm disa javë më heret, Arbana Osmani e pati të ftuar prezantuesin i cili promovoi në këtë formë emisionin e tij në prime-time të Topit, një lëvizje që dikur as s’do mund të mendohej e që nga portalet u cilësua si shërbim i Topit për Klanin.

Gjithë kjo rrjedhë e re duket të ketë ardhur si pasojë e marrjes së frenave në dorë nga Ben Blushi, drejtori i ri i Top Channel sepse vetë ardhja e Fevziut në Klan, në Shtator të 2017-tës përjashtohej si opsion nga trashëgimtarja Lori Hoxha.

Në festën e 20 vjetorit të Opinion, gazetari i Prive, Artan Telaku e pati pyetur vajzën e Tanit të Topit mbi mundësinë eventuale të kalimit të programit të njohur drejt televizionit të familjes së saj.

‘Opinioni është sinonim i Klanit. Mendoj që kanë ecur gjithmonë bashkë dhe është karakteristikë [e Klanit]. Sic kemi ne gjërat tona edhe ata po bëjnë të vetat. Më vjen mirë që televizionet në Shqipëri po bëjnë gjëra të bukura’ – pati deklaruar mes tjerash Lori (min 4:40).

Kjo është një prej situatave kur fjalia ‘Kurrë mos thuaj kurrë’ merr kuptimin e plotë të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm