U tha se e kaloi natën me lojtarin e Realit, Dua Lipa lëshon një deklaratë

By

Pas performancës mahnitëse të Dua Lipa’s në finalen e Champions League që u mbajt në Kiev të Ukrainës, u tha se këngëtarja kosovare e kaloi natën me njërin prej futbollistëve të Real Madridit, konkretisht me Marco Asensio.

Ky lajm doli të jetë i pavërtetë pasi që ishte Dua ajo që e hodhi poshtë me anë të një statusi të shkruar në Twitter.

“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asensio dhe duket e pamundur të ndodhë, sepse menaxheri im i cili është fans i Liverpool, nuk do të ma falte asnjëherë”, tha artistja./Prive.al

Artikuj të ngjashëm