Adriana Matoshi shpërblehet me çmimin “Aktorja më e mirë” në këtë festival ndërkombëtar

By

Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi, është shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në “South East European Film Festival”, që është mbajtur në Berlin të Gjermanisë, shkruan KultPlus, transmeton Prive.

Në këtë festival ku janë prezantuar filma nga shtete të ndryshme, Adriana Matoshi është shpërblyer me këtë çmim nga Juria Ndërkombëtare e të Rinjve, për rolin e saj në filmin “Unëanted” me regji të Edon Rizvanollit, film i cili tashmë është prezantuar në shumë festivale, duke përfshirë edhe disa çmime ndërkombëtare.

Adriana Matoshi, është aktorja e cila ka luajtur me dhjetëra role në filmat e fundit kosovarë, duke u shndërruar në yll kinematografikk në vend. Matoshi, së fundmi ka luajtur edhe në filmin “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit e produksion të Kreshnik Berishës, një film ky me një ngjarje interesante që ka pasur jashtëzakonisht shumë sukses, si në Kosovë ashtu edhe në festivalet ndërkombëtare. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm