Pas “Maje Men” e cila ka arritur më shumë se 1 milion klikime në youtube, Ronela Hajati ka nisur menjëherë punën për projektin e ri.
Këngëtarja postoi një fotografi në rrjete sociale duke zbuluar pamjen e saj në klip, e më pas duke i zbuluar edhe titullin këngës.
“Do ta luj” quhet kënga për të cilën Ronela iu drejtua fansave me: “Këtë verë, të gjithë do ta dridhim me këngën time, e di këtë gjë”.
Artistja nuk dha detaje të tjera, përveç premtimit që bëri për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.