Lajmi se Era Istrefi do të jetë zëri i himnit të Kampionatit Botëror bashkë me Ëill Smith dhe Nicky Jam, i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.
Ka qenë edhe Noizy ai i cili ka marrë fotografinë e Erës nga shesh-xhirimi i klipit për këtë projekt gjigant, dhe e ka postuar në profilin e tij në Instagram me më shumë se 1 milion ndjekës.
“Ditë e mirë”, ka shkruar reperi nga Shqipëria në gjuhën angleze. Pak minuta më vonë, u pa edhe një shkëmbim komentesh mes Erës dhe Noizyt pikërisht nën këtë fotografi.
Xhirimet e këngës së botërorit tashmë kanë nisur dhe pritet që së shpejti kjo këngë të jetë e gatshme për publikun./Prive.al
https://www.instagram.com/p/BjKM2G5FNUo/?taken-by=zinizin