Fëmijët e vënë në kurth Çiljetën: Pse moj s’po martohesh?

By

U ndodh përballë pyetjeve që vështirë u jep kush përgjigje! Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e ftuara e mbrëmshme në emisionin e Alketa Vejsiut në TV Klan, “Në Kurthin e Piter Pan”, u pyet nga vogëlushët se pse nuk po martohet?

“A do martohesh mi gocë se mbete beqare”, e pyeti ai, duke shkaktuar të qeshura të mëdha në studio.

“Unë kam një burrë të vogël në shtëpi që quhet Fernando. Ai edhe kur ikën fle tek gjyshja e vet, merr në telefon dhe thotë hape një çikë kamerën të shoh unë me kë je tek shtëpia. S’më lë të martohem mua ai”, është përgjigjur me shaka këngëtarja, duke treguar se është i biri i saj ai që nuk i jep leje për martesë.

Image result for ciljeta xhilaga dhe fernando

Fëmijët e Piter Pan, po ashtu e pyetën Fernandoni cili erdhi në studio, se cilin nga prindërit e donte më shumë?

“Mamin”, u përgjigj menjëherë ai, ndërsa Çiljeta sqaroi se megjithëse Fernando jetonte me të, ai kishte një komunikim të përditshëm me të atin.

Përndryshe Çiljeta është në lidhje dashurie me futbollistin Alban Hoxha, dhe tashmë e ka konfirmuar lidhjen e tyre. /Prive.al

Image result for ciljeta xhilaga dhe fernando

Artikuj të ngjashëm