Femrat e famshme shqiptare po e përcjellin dasmën mbretëore e cila është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Xhensila Myrtezaj, Vesa Luma, Angjela Martini e Rudina Magjistari janë vetëm disa nga fytyrat publike të cilat kanë postuar foto e video në profilet e tyre në rrjete sociale për të treguar se janë në përcjellje të kësaj ceremonie madhështore.
Princi Harry dhe Meghan Markle i kanë thënë po njëri-tjetrit dhe pritet që festa të vazhdojë deri në orët e vona./Prive.al