Kujtime me Michael Jackson…

By

Janet Jackson në prag të Billboard Music Awards, me ç’rast do të nderohet me çmimin “Ikonë”, ka folur në lidhje me raportet e saj me Michael Jackson.

Ajo ka dhënë detaje të një kujtimi që kishte me vëllanë, me të cilin kishin realizuar disa bashkëpunime.

“Atëkohë isha 16 vjeçare dhe Michael ishte duke incizuar “Thriller”. Ai më ftoi në studio ku do të incizonte këngën “Pretty Young Thing” dhe kërkoi që t’i ndihmoj me vokalet në sfond”

Janet ka treguar se ky ishte një nga momentet më të bukura që kishte ndarë me vëllanë, dhe se e kishte bërë të ndjehej krenare.

“Më ka pëlqyer jashtë mase të isha pjesë e “Pretty Young Thing”, dhe kur u përpunua kënga, ishin pikërisht vokalet e mi atë cilat u përzgjodhën. Nuk mund t’ju tregoj sa mirë jam ndjerë lidhur me këtë”.

Artikuj të ngjashëm