Moderatorja e këngëtarja shqiptare Luana Vjollca, ka treguar shpirtin e saj human, duke ndihmuar financiarisht një familje të varfër nga qyteti i Ferizajt.
Vjollca, përveç se i ka ndihmuar ata financiarisht, u ka dhënë edhe shumë dashuri e po ashtu ka bërë një dedikim special për këtë familje, të cilën e ka vizituar në natën e parë të muajit të Ramazanit.
Luana i ka ndihmuar ata, e po ashtu ka ngrënë iftarin e parë me këtë familje, që e ka pritur shumë mirë moderatoren.
Mirëpo, ajo që është edhe më e veçantë në këtë mes, është fakti që historia e familjes nga Ferizaj është e ngjashme me familjen e saj në Tiranë, ku nëna ka sakrifikuar shumë për t’i rritur e vetme fëmijët.
“Sot vendosa ta festoj me ju naten e pare te Ramazanit. Vendosa te shtroj nje iftar ndryshe bashke me @blerinakllokoqirugova dhe @gentoska ne nje familje historine e se ciles e degjova rastesisht, ishte kaq shume e ngjashme me historine e familjes time. 1 nene qe sakrifikon jeten e saj per tja dal e vetme me 3 femije te vegjel… njesoj si nena jone. Heroina!!! Ishte shume pak ajo cfare une bera por ishte aq bukur dhe u kenaqem aq shume!!Deshira e tyre ishte qe te postoja foto me ta,une po e bej duke ju thene te gjitheve ju qe keni sadopak mundesi,ndihmoni SOT!Ndonjehere jeta na rremben ne rutinen e vet dhe pavarsisht deshires nuk bejme aq sa duhet per njerezit ne nevoje! Dikush sot ,dikush neser per ta eshte SHUME. Gezuar Ramazanin te gjithe besimtareve mysliman!”