Pasi deklaroi se ishte biseksuale, Rita Ora ka një kërkim falje për të bërë!

By

Deklarata e saj e fundit, se ishte biseksuale, shokoi opinionin publik shqiptar e edhe atë ndërkombëtar.

Kjo ngase ishte hera e parë që këngëtarja Rita Ora deklaroi diçka të tillë publikisht dhe madje përvojës së saj biseksuale, i dedikoi edhe një këngë bashkë me Bebe Rexhën e reperet Cardi B dhe Charli XCX.

Mirëpo kënga “Girls” e Rita Orës, nuk është pritur aspak mirë nga pjesëtarë të komunitetit LGBTQ, të cilët e kanë kritikuar Ritën për tekstin, duke thënë se i bën dëm komunitetit.

Në këtë rast, Ora ka shkruar në profilin e saj në Instagram, duke thënë se: “Asnjëherë nuk do ta dëmtoja qëllimshëm komunitetin LGBTQ, e askë tjetër”.

“Jam e njohur që kam qenë përkrahëse e madhe e të drejtave të tyre dhe kontribuese gjatë tërë karrierës time”, ka thënë Rita, për të cilën mediat ndërkombëtare kanë shkruar se kishte pasur një lidhje me modelen e famshme Cara Delevigne, e cila kohë më parë i ka bërë publike orientimet e saj seksuale.

Rita në tekstin e saj thotë se “dëshiron të puthë vajza, dhe të pijë verë”, ndërsa pjesëtarë të komunitetit, e kanë kritikuar këtë pjesë të tekstit duke thënë se ajo nuk ka nevojë të pijë verë që të puthë vajza, nëse dëshiron ta bëjë këtë gjë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm