Zbulohet: Këngëtarja shqiptare në lidhje me futbollistin spanjoll!

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fouriera, e cila përfaqëson Qipron në Eurovizion me këngën “Fuego”, është prej një viti në një lidhje me futbollistin spanjoll Alberto Botia.

Mediat greke kanë gjetur disa foto të këngëtares me futbollistin, ku duken duke kaluar disa momnete së bashku në plazhet e Greqisë.

Alberto Botia, së fundi është aktivizuar në ekipin grek të Olympiacos, ndërkohë që në periudhën e viteve 2009-2010 ka qenë edhe futbollist i Barcelonës.

Kujtojmë se Eleni ka performuar këngën “Fuego” dhe në Greqi i kanë vendosur nofkën e divës Beyonce për fuqinë dhe energjinë që transmeton sa herë del në skenë. /Politiko.al

Artikuj të ngjashëm