Ndër yjet botëror që parakaluan në tapetin e kuq të “Met Gala”, ka qenë edhe reperi shumë i njohur, 2Chainz i cili ishte i shoqëruar nga e dashura e tij, Natasha Ward.
Artisti kishte të veshur një kostum të zi të kombinuar me aksesorë floriri, ndërkaq Natasha një fustan të bardhë.
Teksa të dy po ngjiteshin shkallëve, 2Chainz u ul në gjunjë dhe nxori unazën për t’i propozuar partneres së tij.
Ward nuk mundi t’i mbante emocionet dhe tha “PO” mes lotësh./Prive.al