Ajo s’po i lë sukseset: Dua Lipa thyen rekord të ri botëror!

By

Kur mori pesë nominime nga Brit Awards muaj më parë, hyri në histori si e vetmja këngëtare femër, që ishte nominuar aq shumë herë në historinë e kësaj gare.

Dua Lipa, që suksesin e ka të vulosur në karrierën e saj, ka arritur të thyejë edhe një tjetër rekord.

Këngëtarja është e para artiste në histori, që ka tri këngë në top të një super top liste botërore.

Është fjala për “TOP 20 of US Pop Radio”, në të cilat ajo është vendosur me këngët: New Rules, IDGAF dhe One Kiss, të cilën e ka lansuar në bashkëpunim me DJ me famë botërore Calvin Harris. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm