Lidhja e tyre nuk është bërë as edhe një herë publike nga vet ata, por përmes fotografive paparazzi të realizuara kudo që dyshja janë shfaqur bashkë.
Moderatorja Luana Vjollca e biznesmeni kosovar Krenar Çoçaj që janë në një lidhje dashurie tash e një kohë, kanë hezituar ta pranojnë këtë raport megjithatë nuk do shkojë edhe gjatë ngase ata tashmë kanë nisur dedikimet e dashurisë për njëri tjetrin.
Siç është për shembull një koment që Çoçaj ka lënë te fotografia e Luanës në anglisht, duke i shprehur dashurinë.
Mirëpo anglishtja nuk qenka në nivelin e duhur për Krenarin ngase ai ka bërë një gabim!
“Nuk mund të kërkoj më të bukur se kaq. E ëmbla ime”, ka qenë komenti i Krenarit i shkruar në anglisht kështu: “I dont get more beautiful then this. My sweetness”.
Ai e ka ngatërruar “then” me “than”, e në këtë rast do duhej të ishte “than”, që përdoret në formën krahasimtare, ngase “then” përkthyer në shqip i bie pastaj. /Prive.al