A është zhvendosur këngëtarja e famshme Rihanna në kryeqytetin francez për të jetuar me të dashurin e saj Hassan Jameel? Një raport i ri thotë se çifti është zhvendosur në Paris për të jetuar.
Mirëpo burime të afërta ë Hollywoodlife me Rihannan, kanë thënë se raportimet nuk janë aspak të vërteta, transmeton Prive.
Burimi i revistës ka theksuar se Parisi është baza perfekte për një shtëpi, sepse është zemra e modës botërore, kështu që Rihanna do mund të punonte për koleksionin e ri me Puman.
Mirëpo Rihanna nuk e ka marrë në konsideratë zhvendosjen në atë qytet, për shkak se në SHBA e lidhur shumë punë të tjera dhe ajo është e fokusuar në karrierë dhe në kompaninë e saj të grimit për momentin. /Prive.al