Krizë në çift? Korab Shaqiri shuan të gjitha thashethemet për ndarjen nga gruaja

By

Në javët që lamë pas, emri i tij u lakua jashtëzakonisht shumë nga mediat që shkruanin se martesa i ka përfunduar.

Fjala është për këngëtarin Korab Shaqiri, i cili u përfol se ishte divorcuar nga gruaja e tij Lulkaqela Jashari me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Alte.

Por vet Lulkaqela u ka dhënë fund të gjitha raportimeve, duke treguar se ai dhe burri i saj, nuk i kanë thënë “lamtumirë” njëri tjetrit dhe edhe nëse ka pasur krizë e konflikt brenda tyre, ka përfunduar.

Këtë e dëshmon fakti që ata kanë kaluar një të dielë të bukur familjare, me të birin e tyre.

Kujtojmë gjithashtu, se para ca ditësh Prive raportoi për një imazh që një mik i Shaqirit kishte publikuar në Instagram, ku shkruhej se ata ishin single që të dy!

Megjithatë, Korabi vendosi t’iu japë fund spekulimeve me këtë imazh…

Artikuj të ngjashëm