Pse përflitet një film dokumentar për shkurorëzimin Johnny Depp dhe Amber Heard?

By

Divorci i diskutueshëm i Johnny Depp dhe Amber Heard po merr trajtim dokumentar.

Një seri me dy pjesë po shkon në Discovery+ dhe do të titullohet “Johnny vs. Amber” dhe do të shfaqet në shërbimin e transmetimit më vonë këtë vit.

Depp, 58 vjeç dhe Heard, 35 vjeç, ishin të martuar nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe janë përfshirë në një betejë të gjatë gjyqësore. Në muajin nëntor të vitit 2020, Depp humbi çështjen e shpifjes kundër gazetës ‘Sun’ për një artikull që e quajti atë një “rrahës gruaje”.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Discovery UK, shfaqja do të përshkruajë “historinë e prishjes së marrëdhënies së tyre dhe se si ajo u përfshi në çështjen gjyqësore të të famshmëve të dekadës”.

“Filmi i Johnny-t do të portretizojë se ai e gjeti veten të martuar me një gënjeshtare makiaveliste, e cila nuk do të ndalej para asgjëje për të mbrojtur imazhin e saj. Ndërsa filmi i Amberit eksploron se si ajo u martua me burrin e ëndrrave të saj vetëm për ta parë atë të shndërrohej në një përbindësh të dhunshëm të ushqyer nga droga,” vazhdoi deklarata.

Seriali i prodhuar nga Optomen do të tregojë “avokatët e përfshirë në të dyja anët” e çështjes. Ai do të përfshijë gjithashtu “dëshmi nga ata të afërt me çiftin” dhe “incizime të gjera dhe audio të filmuara nga vetë çifti”.

“Seriali ofron një pasqyrë të thellë në betejën epike që fuqizoi fushatat e fansave #JusticeforJohnnyDepp dhe #IStandWithYouAmberHeard dhe çështjen shumë publike të Gjykatës së Lartë që na mbërtheu të gjithëve”.

Charlotte Reid e Discovery, shefja e komisioneve të kompanisë për kanalet e saj të jetesës dhe argëtimit, shtoi: “Historia e asaj që ndodhi mes Johnny dhe Amber vazhdon të jetë jashtëzakonisht përçarëse, midis fansave dhe publikut në përgjithësi. Ne vendosëm të bënim një dokumentar që do të eksploronte historinë nga çdo këndvështrim i tyre, në mënyrë që shikuesi të mund të shkojë përtej titujve, të kuptojë se kush janë ata dhe të vendosë se kush duhet të besojë në këtë histori komplekse njerëzore”.

“Ne mendojmë se është një histori bindëse bashkëkohore mbi të vërtetën dhe gënjeshtrat që shpresojmë se do të hapë një bisedë me shikuesit tanë në Discovery Plus,” vazhdoi ajo.

“Nëpërmjet kasetave, videove në shtëpi dhe mesazheve me tekst të shfaqura në gjykatë, këta filma u japin shikuesve një pasqyrë të rrallë dhe të rëndësishme për një martesë që shkoi keq tragjikisht dhe për të kuptuar më mirë çështjen jashtëzakonisht të rëndësishme, të dhunës në familje”.

Artikuj të ngjashëm