Jo vetëm Flori ft. Geti: Kombinime tjera mes djemve nga Threedots e Babastars

By

Të shtunën, Prive në rubrikën ‘E vërtetë, e pavërtetë’ konfirmoi bashkëpunimin mes shtëpisë diskografike ‘Threedots’ dhe djemve të Babastars.

Krahas dueteve të planifikuar mes Florit dhe Getit duket se anash nuk do mbesin as anëtarët e tjerë.

Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura kombinimet, dicka duket se do ketë edhe mes Brunos, Onat e Cozman.

Këtë e ka lënë të kuptohet një fotografi e tre djemve, postuar nga Bruno në të cilën ky i fundit shprehet: ‘Bëhuni gati’.

Mbetet të kuptohet në vijim se cka mund të presim nga djemtë por kjo verë, duket se do jetë ‘e nxehtë’ nga të gjitha anët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm