Çka po paralajmëron Geti?

By

Ka mbi dy dekada që është në skenën muzikore shqiptare.

Emri i Getoar Selimit qëndron lartë në listën e reperëve më të suksesshëm shqiptarë.

Por, secili prej nesh jemi dëshmitarë të një rënie të ritmit të reperit në vitet e fundit.

Prurjet e reja, projektet që nuk merrnin jehonën e merituar, e kanë lënë në hije pak reperin.

Megjithatë, duket se 2018-ta do jetë një kapitull i ri për Getin.

Kur po flitet mbi bashkëpunimin e ri me Flori Mumajesin e 2Ton, ka qenë vetë reperi që përmes një foto ka paralajmëruar stuhi.

‘Qetësia para stuhisë’ – shprehet Geti në fotografinë e postuar. Një rikthim i fuqishëm i Getit? Mbetet të shihet… /Prive.al/

The calm before the storm ? #MMV

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Artikuj të ngjashëm