Elvana Gjata po rikthehet në këtë skenë (VIDEO)

By

I mungoi skenës muzikore shqiptare për një peridhë mbi dy vjecare por duket se rikthimin, të shënuar me albumin ‘3’ me rastin e ditëlindjes, Elvana Gjata e ka përnjëmend!

Këngëtarja shumë shpejt do të ngjitet në një tjetër skenë, atë të ‘The Voice Kids’.

Spektakli i cili ka ecur goxha mirë edhe me audiencën këtë vit, të ftuar speciale në natën finale pas disa javësh do e ketë këngëtaren e njohur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ledion Liço mbrëmjen e kaluar në spektakël.

Times are changing!!!

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

Ndryshe, këngët e Elvanës janë interpretuar disa herë këtë sezonë nga fëmijët konkurentë të këtij spektakli.

Madje, videoja më e klikuar ndër vite e ‘The Voice of Albania’ është pikërisht performanca e sivjetme e këngës ‘Me ty’, të interpretuar nga Daniela, vajza nga Kukësi që mori zemrat e gjithë shqiptarëve me talentin por edhe historinë e realitetit të vrazhdë në të cilin jeton. /prive.al

Artikuj të ngjashëm