Ky moment i bashkon Teutën dhe Bleron (FOTO)

By

Përgjatë historisë së shoubizit shqiptar, ata mund të jenë çifti më i përfolur. Edhe kur ishin bashkë e edhe pasi u ndanë, Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blero Muharremi morën jashtëzakonisht shumë vëmendje mediatike.

Tani ata kanë jetë të ndara me të tjerë partnerë, por kohë pas kohë do ketë gjithnjë diçka që i bashkon dhe ajo është vajza e tyre e vetme Tara.

Është momenti kur Tara u shpall “Ambasadore Nderi”  nga Ambasadorët e projektit shëndetësor: “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

Tara ka marrë edhe një mirënjohje nga ky grup nga mjeku udhëheqës i projektit dhe prindërit e saj s’mund të ishin më krenarë se kaq.

Edhe Blero e edhe Teuta e kanë ndarë me fansat e tyre këtë moment krenarie për vajzën e cila së fundmi, u paraqit edhe në një reklamë ndërkombëtare të markës teknologjike Hawei. /Prive.al

KRENARI ?????❤️

A post shared by bleromuharremi (@bleromuharremi) on

 

Artikuj të ngjashëm