Pamundësia për të udhëtuar lirshëm në vendet e Bashkimit Europian e edhe në Shtetet e Bashkuara e Kanada, ka bërë që edhe artistët shqiptarë të kenë probleme dhe të detyrohen të anulojnë koncerte.
Kjo i ka ndodhur këngëtares nga Vlora Ponit, e cila ka lajmëruar në profilin e saj në Instagram, se i ka anuluar performancat në Toronto të Kanadasë.
Arsye për këtë ajo ka potencuar të jetë vonesa e pajisjes me vizë për të udhëtuar në Toronto, ndërsa ka bërë me dije se koncertin e ka planifikuar për muajin Prill. /Prive.al