Bleona e ekzaltuar, kjo këngëtare e aktore me famë botërore i pëlqeu fustanin transparent në Oscars

By

Mediat ndërkombëtare e edhe ato shqiptare, mund ta kenë kritikuar për veshjen në ndejën e Vanity Fair në Oscars, mirëpo Bleona Qereti mori aprovimin e një ylli botëror.

Këngëtarja e aktorja e famshme Barbra Straisand, i ka shtypur “zemrën e vogël e të kuqe” Bleonës, në një fotografi nga tapeti i kuq të cilën këngëtarja e ka postuar në Instagram.

Aty Bleona shihet e veshur me fustanin transparent, përmes së cilit i shihej tërësisht gjoksi, duke mos i lënë asgjë imagjinatës.

“Barbra Straisand, ti je idoli im. S’mund ta besoj që të pëlqeu dukja ime. Të adhuroj deri në infinit”, ka shkruar Bleona e ekzaltuar që ka marrë pëlqimin e një ylli si Straisand. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm