Mbi 1 milion klikime në 24 orë për Pasha Jetën e Majk dhe Kapos (VIDEO)

By

Nuk kishte mëdyshje që bashkimi i këtyre dy emrave në një projekt, do të sillte sukses.

Reperët Capital T dhe Majk, lansuan të enjten këngën e tyre të re “Pasha jetën”, një këngë që ndryshe nga ç’do e mendonim, s’i kushtohej famës, parave e pushtetit në muzikë, por dashurisë.

E në këtë këngë të re që sollën bashkë, dyshja mori mbi 1 milion klikime në vetëm 24 orë.

“Pasha Jetën”, nuk është bashkëpunimi i parë i Kapos dhe Majkut, pasi ata në vitin 2012-të, këndonin bashkë këngën “Asnjoni”, e teksti ishte shkruar nga ata të dy, ndërsa i dedikohej suksesit të tyre. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm