Është mësuar vet gjithnjë të marrë dhurata e të befasohet nga ai.
Por blogerja shqiptare Armina Mevlani e kishte radhën për t’ia dhënë të njëjtën ndjesi partnerit të saj, Shkëlzen Berishës.
Modelja është kujdesur që në ditëlindjen e tij, a befasojë bukur dhe këndshëm.
Ajo është treguar romantike duke e dekoruar vendin me tullumbace të kuqe, e aty nuk mungonte as dhurata për Shkëlzenin e pjesa më e bukur, është urimi që ajo i ka bërë në Facebook.
“Surpriza ime për partnerin më të mirë, dashurinë time dhe shokun më të mirë! Urime ditëlindjen zemër. Të dua shumë”, është urimi plot emocion i Arminës për djalin e ish kryeministrit shqiptar. /Prive.al