Kolegët e tij, aktorë e regjisorë, kanë bërë apel përmes një thirrjeje publike për ta ndihmuar me mjete financiare regjisorin e njohur kosovar.
Bekim Lumi po vuan nga kanceri që dy vjet, ndërsa tani po kërkohet ndihmë për shërimin e tij nga kjo sëmundje.
” Që prej dy vjetësh regjisori i mirënjohur dhe Profesori i Fakultetit të Arteve të UP-së, Bekim Lumi, është duke u përballë me sëmundjen e rëndë të kancerit. Gjatë kësaj kohe, shpenzimet e trajtimit të gjatë mjekësor në Gjermani kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe ato, me sforcim të madh, janë përballuar vetëm nga familja e Bekimit. Në ndërkohë, pjesërisht, ai është ndihmuar edhe nga disa artistë, miq të tij të ngushtë, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës. Por, përballë kostos marramendëse të trajtimit të deritashëm mjekësor, ato ndihma tashmë janë shpenzuar”, thuhet në këtë thirrje.
Kolegët e Lumit kanë krijuar edhe një konto ku ju mund të dhuroni aq sa mundeni për shërimin e tij jashtë vendit, që është shumë i kushtueshëm. /Prive.al