Sot Dua Lipa bëri publik lajmin që do jetë sërish në Kosovë në muajin Gusht për një koncert me datën 10.
Por, nëse mendoni që Dua do jetë ylli i vetëm prezent, gaboheni.
Krah këngëtares që sigurtë po ngjet majat drejt suksesit do jetë një tjetër talent shqiptar.
Fjala është për Albert Stanaj i cili këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.
‘Hey Dua Lipa. Mezi pres të të bashkohem në Kosovë për festivalin muzikor. Shumë i emocionuar të performoj për të parën herë në Kosovë. Detaje tjera së shpejti. Falemnderit Dukagjin Lipa. Shihemi atje’ – ka deklaruar në postimin e bërë këngëtari.
Ky koncert, me praninë edhe të Stanajt definivisht do jetë një që s’duhet humbur. /Prive.al