Blunt dhe Real përshihen në “beef” me Gjikon e Ledrin: Fjalor i pistë edhe me komentuseit

By

Pas një konfrontimi verbal me Jeton Gjakovën e TBA-së, dy reperët Blund dhe Real janë ëprfshirë edhe në një tjetër “beef”, sic quhet në anglisht mosmarrëveshja në mes reperëve.

Dyshja e njohur kanë publikuar këngën “Qika jeme”, ku përmendet edhe Era Istrefi në një referim shumë seksist e më pas, kanë publikuar një seri videosh në rrjetet e tyre sociale ku iu drejtohen reperëve Gjiko dhe Ledri Vula.

Ata kanë publikuar disa video në Instagram, ku japin sqarime rreth këngës e ku thonë se kënga i dedikohet posaçërisht Ledri Vulës, të cilit i drejtohen me fjalor banal.

Prive ka bërë bashkë të gjitha videot e publikuara nga Blunt, ku ai i drejtohet Vulës dhe me të shara e edhe me akuza profesionale.

Përveç videove, kur komentuesit kanë filluar të japin opinionet e tyre për gjuhën e përdorur nga dy reperët, me të njëjtën monedhë ata u janë drejtuar edhe fansave e ndjekësve të tyre në Instagram.

Deri më tash, një përgjigjje nga Ledri Vula s’ka pasur ndërsa një e tillë ka ardhur nga menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, i cili njihet për bashkëpunim të afërt edhe me Gjikon dhe RedBox! /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=p50dAna3IeE&feature=youtu.be

Artikuj të ngjashëm