Siç ndodh rëndom kur mund të krijohet një korelacion mes këngëve dhe jetës personale të artistëve, edhe me këngën ‘Më fal’ të Elvana Gjatës u krijua goxha bujë ditëve që lamë pas.
Këngëtarja në portale u lakua që këtë projekt, i cili spikati nga albumi i ri, mund t’ia ketë dedikuar ish bashkëpunëtorit, Flori Mumajesi.
Përkundër se ky kapitull është përmbyllur tash e sa kohë dhe Elvana është në një lidhje serioze me një djalë nga Tirana, kjo s’mjaftoi për të krijuar hipoteza të ndryshme mes mediave dhe fansave.
E pak nga ky ‘mister’ mund të na ketë zgjedhur frizeri Kaci Lleshi që përmes një postimi ka ‘qetësuar’ popullatën duke deklaruar se kënga ‘Më fal’ i është dedikuar atij.
‘Qetësohuni popullatë mbarë shqipfolëse. Qetësohuni. Kënga ‘Më fal’, falenderoj miken time Elvana Gjata për këtë perlë të mrekullueshmë që ma kushtoi. Cdo njëri bën gabime edhe unë patjetër gaboj. ‘Më fal’, ja e vërteta. Elvana Gjata, të dua’ – ka deklaruar në postimin e bërë frizeri i njohur, njëherësh bashkëpunëtor i Gjatës.
Se kujt mund t’ia ketë dedikuar (nëse bëhet fjalë për dedikim) e di më së miri vetë Elvana por ajo që është e rëndësishme dhe vlen për tu cekur konsiston në faktin që reklamë të keqe nuk ka dhe ky fakt i ka dhënë vazhdimësi projektit muzikor të publikuar në Youtube katër ditë më parë. /Prive.al