Morena Taraku po sjellë edhe një këngë

By

Nuk shquhet për këngëtare me vlera vokale, por gjithsesi, ajo e ka filluar karrierën muzikore.

Modelja kosovare Morena Taraku, ka disa këngë në repertoarin e saj dhe tani është afër realizimit të një tjetër kënge.

Kjo është zbuluar përmes një fotografie që grimerja e saj Sellma Kasumoviç ka bërë në profilin e saj në Instagram duke shkruar fjalën e famshme “coming soon”.

Nga fotografia duket se Morena është gati për xhirimet e klipit, por vet këngëtarja nuk ka dhënë asnjë detaj rreth kësaj pune.

Pas këngës Amore në bashkëpunim me Aida Doçin, këngës Lule dhe asaj Inat, Morena do vijë me një tjetër projekt muzikore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm